DOSSIER

Thënie të Ajnshatjnit

Përfytyrimi është më i rëndësishëm se dituria, sepse dituria ka kufi, ndërsa përfytyrimi rrok të gjithë botën, duke nxitur përparimin, e duke i dhënë jetë zhvillimit.
Gjëja më e pakuptueshme për botën është se ajo është e kuptueshme.
Një njeri i lumtur është tepër i kënaqur me të tashmen për të banuar në të ardhmen.
Jeta është si ngarja e një biçiklete. Për të mbajtur baraspeshën duhet të vazhdosh t’i japësh.
Mos bëj kurrë ndonjë gjë kundër ndërgjegjes madje edhe po ta kërkoi gjendja.
Unë nuk kam dhunti. Unë jam vetëm një kureshtar i sëmurë.
Përpiqu të mos bëhesh një njeri i suksesit, por mundoju më mirë të bëhesh një njeri me vlerë.
Dy gjera nuk kane fund:Universi dhe budallalleku njerzor,madje kam disa dyshime per universin.
Bota nuk rrezikohet nga njerëzit e këqinj,por nga ata qe e lejojnë te keqen.
Ajo mbrëmje ku te gjithë të pranishmit kanë mendim të njëjtë,eshte mbrëmje e humbur.
Gjithçka duhet ta thjeshtësojme aq sa është e mundur,por jo edhe me shumë.
Të shkurtosh dru,është punë e mirë sepse menjëherë e sheh rezultatin e punës tënde.
Eshtë shumë më vështirë t’i ndryshosh bindjet,sesa të ndryshosh atomin.
Ai që s’ka bërë asnjë gabim,s’ka filluar asgjë të re.
Përderisa shumica e njerëzve turpërohen se vishen dobët,e se kanë mobilie të këqija,por shumë më tepër do të duhej të turpëroheshin nga idetë e liga dhe paragjykimet që kanë për Botën.
Perparimi i teknikes eshte si Sopata,ne duart e kriminelit patologjik.
Personalitetet nuk krijohen me fjalime,por vetëm me punë dhe rezultate te vetëarritura.
Në mesin e problemeve,dalin rastet e volitshme.
Kur është në pyetje morali,shkolla s’mund të ndihmojë shumë.
Nëse zoti e ka krijuar botën,me siguri qëllimi i tij nuk ishte ta bëjë botën ashtu që ne ta kuptojmë.
Kur do të kesh jetë të lumtur,jepi vetes një qëllim.

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.